Marasha Kumbulla ka dalë në konferencë për shtyp te Kombëtarja e Shqipërisë, para ndeshjes së ardhshme me San Marinon.
Mbrojtësi qendror i kuqezinjve fillimisht ka folur për fitoren ndaj Hungarisë, ku Shqipëria mori tri pikë 1-0.
“Jam shumë i lumtur që dje fituam dhe gjithë skuadra luajti mirë. Unë besoj që përveç dy rasteve që gabova, normale rezultati tregon që s’kemi luajti mirë ndaj Polonisë. Por, jam i lumtur për ndeshjen e djeshme”.
“Rasti i humbur? Nuk kisha çfarë të mendoja. Shkova shpejt në mbrojtje. Humba një rast të rëndësishëm, por ndodh në futboll. Nuk ke çfarë të bësh. Siç e thashë më parë, isha pak pafat, ishte top i shpejtë. Nuk mund të flasim për gjërat që kanë kaluar, është e kotë”, tha Kumbulla.
Tutje mbrojtësi shqiptar foli edhe për shanset që ka Shqipëria për kualifikim të mundshëm.
“Minutat? Shokët e skuadrës më ndihmojnë shumë. Nuk kam problem të luaj me asnjë. Asnjë lojtar nuk është titullar i padiskutueshëm. E rëndësishme është ekipi kombëtar. Kush luan do të japë 100 përqindëshin”.
“Shanset për kualifikim? Dëshira jonë është të bëjmë më mirë, të shkojmë në play-off. Është e vështirë se janë ekipe të forta. Do të japim maksimumin në fushë, ishalla po shkojmë në play-off”, deklaroi mbrojtësi i talentuar i Romës.
“Kundërshtari direkt? Besoj se të dyja janë kundërshtar direkt si Polonia dhe Hungaria. Kanë rivalitet, por unë besoj se janë të dyja. Shpresoj që ishalla po bëjnë ndonjë gol, jo vetëm me San Marinon por edhe me tjerat”, përfundoi Kumbulla.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...