Shqipëria do të udhëtoj drejtë Anglisë në përballjen e parafundit në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror “Katari 2022”.
Tifozët shqiptar presin shumë nga Marash Kumbulla, mbrojtësit që do të duhet të mbajë mbi supe kombëtaren pas mungesës së Berat Gjimshitit.
Në një intervistë për “Supersport”, Kumbulla ka treguar edhe për bisedën që ka bërë më bashkëlojtarin e tij te Roma, Tammy Abraham në lidhje me ndeshjen e së premtes.
“Ne nuk kemi frikë. Kemi luajtur edhe me Poloninë dhe Hungarinë, edhe këto skuadra kishin sulmues të fortë. Anglia e ka sulmin edhe më të fortë, por ne do të futemi në fushë pa frikë, do të na ndihmojë edhe mesfusha dhe sulmi”.
“Abraham? Kemi folur pak për ndeshjen. Ai më tha ‘nëse do të luaj, më lër të bëj gol’. Unë iu përgjigja se nuk ka shanse të ndodh kjo”.
“Jemi shumë shokë me njëri-tjetrin, Tammy është një djalë shumë i mirë. Shresoj të bëjë mirë në kombëtare, por jo kundër nesh”, tha Kumbulla.
Kombëtarja e Shqipërisë më 12 nëntor udhëton drejt Anglisë në përballje me “Tre Luanët”, ndërsa pas tre ditësh prej në “Air Albania” Andorrën./Arbresh.info
Lela e zbulon planin e Drilonit me Anisën, jashtë BBVK3
Republikanët arrijnë marrëveshje për të shmangur mbylljen e ...
Haziri: Abdixhiku bëhet kryeministër më 9 shkurt dhe më 10 s...
Nuk e keni ditur por krehri i flokëve duhet të pastrohet çdo...
Noizy performon në Festivalin e Këngës në RTSh-së
Pranim-dorëzimi i detyrës së kreut të Kushtetueses, Rohde: E...