Kumbulla drejt largimit nga Roma, Torino insiston për mbrojtësin shqiptar

16:48 | 24 Qershor 2022
L G

Marash Kumbulla pritet të largohet nga Roma pas dy viteve qëndrim në Olimpico.

Qendërmbrojtësi shqiptar nuk ka pasur hapësirat e duhura nën urdhrat e trajnerit Jose Mourinho dhe largimi i tij nga Roma është mëse i sigurt.

Megjithatë e ardhmja e tij duket se do të jetë përsëri në Serie A, ku Torino ka shprehur interesim dhe po e kërkon me këmbëngulje.

Trajneri kroat i Torinos, Ivan Juric dëshiron të ribashkohet me Kumbullën ku dyshja kishin punuar së bashku edhe te Hellas Verona.

22-vjeçari e mirëpret një transferim te Torino ku do të luante rregullisht pasi trajneri Juric i beson jashtëzakonisht shumë atij.

Megjithatë Torino po kërkon huazimin e tij me obligim blerje për 20 milionë euro.

Nga ana tjetër Roma duket se është gati ta largojë shqiptarin, pasi synon ta zëvendësojë atë me mbrojtësin e Frankfurt, Evan Ndicka./telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme