Kumbulla dhe Pellegrini kthehen në stërvitje te Roma

23:11 | 18 Nëntor 2021
KRG

Lorenzo Pellegrini dhe Marash Kumbulla janë kthyer në stërvitje me bashkëlojtarët te Roma, pasi janë rikuperuar nga lëndimet.

Trajneri Jose Mourinho ka marrë lajme të mira para ndeshjeve të Serie A, ndërkohë që Giallorossët përgatiten për takimin ndaj Genoas.

Pellegrini, i cili u largua nga Italia për shkak të lëndimit, është rikuperuar nga lëndimi i gjurit në kohë për udhëtimin në Liguria.

Kumbulla, po ashtu, është kthyer nga lëndimi muskulor dhe të enjten është stërvitur me pjesën tjetër të skuadrës.

Roma planifikon t’u kthehet fitoreve dhe t’i rikuperojë pikët e humbura pas paraqitjeve jo të kënaqshme në ndeshjet e fundit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme