Kombëtarja e Shqipërisë ka marrë tri pikët e para në kampanjën kualifikuese për Kampionatin Botëror ‘Katari 2022’.
Kuqezinjtë triumfuan me rezultat minimal 0-1 te Andorra, ku morën tri pikë shumë të vlefshme.
Pas ndeshjes për këtë fitore ka folur edhe mbrojtësi i Romës dhe Shqipërisë, Marash Kumbulla.
“Andorra ishte një ekip agresiv. Kur nuk ke hapësira është e vështira. Kishim disa raste, por ishim të pafat”, tha Kumbulla.
Tutje mbrojtësi i talentuar tha se rëndësi kishin tri pikët dhe tani do të mendojnë për Anglinë.
“Morëm tri pikë dhe do të mendojmë për Anglinë. Do luajmë edhe më mirë para portës dhe të përmirësohemi teknikisht. Me stërvitje dhe ndeshje, mund të përmirësohemi edhe më mirë”.
“Kisha mundësi, për të shënuar, kishim pak fat para portës. Ato raste disa herë i kam bërë gol. Më mirë t’i shënoj në ndeshjet e tjera ato raste”, u shpreh Kumbulla. /Telegrafi/
Ambasada e Shqipërisë në Kosovë feston 28 nëntorin, Krasniqi...
Abdixhiku nga Suhareka: Besimi juaj është mesazhi më i fortë...
Vetura godet për vdekje këmbësorin në Klinë, arrestohet i dy...
Kurti uron von der Leyen për formimin e Komisionit të ri
Izraeli arreston militantët e Hezbollahut
Kurti shtroi drekë për ambasadorin amerikan, Hovenier dhe st...