Lojtari më i ri i Juventus-it, Dejan Kulusevski është duke pritur me entuziazëm të bashkëpunojë me Cristiano Ronaldo dhe Paulo Dybala-n.
Ish lojtari i Atalanta-s u transferua te “Zonja e Vjetër” gjatë afatit të janarit, por menjëherë u huazua te Parma deri në fund të sezonit, transmeton portali arbresh.info.
20-vjeçari ka shkëlqyer në Seria A dhe është duke u përgatitur për të ardhmen me “Bianconerët”.
“Jam në rrugën e duhur, ndihem më i ofertë çdo ditë dhe i gatshëm për sfidat e radhës. Jam i vëmendshëm për idenë e testimit të vetës sime përsëri”.
“Mezi pres të bashkëpunojë me Dybala dhe këmbën e tij të majtë magjike. E di se mund të luaj në disa pozita dhe planifikojë të gjejë pozitën time në Torino”.
“CR7 me tha ‘Mirëserdhe Dejan, si je?’. Buffon dhe Chiellini ishin të mirë me mua. Është mirë për një djalë, i cili i ka shikuar vetëm në TV”.
“Shpresojmë që të jemi larg në çdo garë dhe mbi të gjitha të fitojmë Ligën e Kampionëve”, deklaroi ai.
Kulusevski gjithashtu kërkohej edhe nga Inter, por suedezi e refuzoi Conte-n shkaku i taktikave./arbresh.info.
Osmani në samitin BE-Ballkani Perëndimor: BE po i bën padrej...
Begaj pret Këshillin Koordinues të Diasporës: Vota juaj ësht...
Jakup Krasniqi pati sot një vizitore të veçantë në Hagë, tak...
Estonezët të shqetësuar për të ardhmen e Ukrainës dhe rajoni...
Mickoski në takim me Kallas: Maqedonia meriton të ecë përpar...
Hovenier: Partneriteti i qëndrueshëm SHBA-Kosovë mbetet një ...