Kukësi nuk ndalet në Turqi. Skuadra e drejtuar tashmë nga austriaku Peter Pacult, ka luajtur dhe fituar sot miqësoren e dytë në Antalia, atje ku po kryen edhe përgatitoren e dimrit.
Kujtojmë se para dy ditësh ka fituar 2-1 edhe ndaj Kayserispor.
Kampionët e Shqipërisë u përballën sot me Bursaspor, ndaj të cilit fituan me rezultatin 2-1.
Në pjesën e parë, ekipi turk pati një epërsi territoriale loje, por nuk finalizoi dot në dy raste të volitshme, me Delarge dhe Sinan.
Në minutën e 33-të të ndeshjes, Pablo Batalla e dërgoi topin në rrjetë, me një goditje të lirë. 45 minutat e para përfunduan 1-0 për turqit.
Në gjysmën e dytë të kësaj miqësoreje, Kukësi e rriti shumë nivelin e lojës dhe për rrjedhojë u shpërblye edhe me dy gola.
Në minutën e 64-t barazoi Imami, ndërsa në minutën e 70-të, Donjet Shkodra, përforcim i janarit, vulosi gjithçka, me golin e tij të parë me fanellën e skuadrës verilindore.
Ky ballafaqim u zhvillua në “Titanic Sport Complex”, nën drejtimin e treshes arbitrale turke: Bahattin Şimşek, Oğuz Terzi, İbrahim Bozbey. Kukësi e startoi miqësoren me këtë formacion: Koliqi, Guri, Peposhi, İdrizi, Bakaj, Rrumbullaku, Musolli, Alla, Shameti, Sadiku dhe Shkodra. /telesport/
Zelensky: Dy civilë u vranë në Sumy nga një sulm rus
Muja: Opozita bën propagandë ndaj Qeverisë Kurti për kontrat...
Netanyahu i kërkon kabinetit të tij ta pranojë marrëveshjen ...
Abdixhiku falënderon qytetarët për mbështetjen: Prezenca jua...
Atletico bindëse pas pjesës së parë, Milani në baraspeshë
Sinani i bashkohet thirrjes së Kamberit për vendosjen e flam...