Kukësi ka përmbyllur një sezon fantastik në Superioren e Shqipërisë, duke u shpallur kampion i Shqipërisë pa pësuar asnjë humbje.
Skuadra e drejtuar nga Ernest Gjoka ka arritur të bëhet pjesë e historisë së futbollit shqiptar, pasi kanë fituar titullin e parë në histori të klubit.
Fitorja historike erdhi ndaj pesë herë kampionit radhazi të Ligës, Skënderbeut, të cilët i mposhti me rezultat 2-0 një gjiro pa përfunduar kampionati i rregullt në një ndeshje plot tensione, ku dy futbollistë mysafirë u ndëshkuan me kartonë të kuq.
Golat për Kukësin u shënuan nga golashënuesi kryesor i skuadrës dhe Ligës, kroati shtatlartë Pero Pejic, i cili fillimisht shënoi në minutën e 47 dhe golin e dytë dhe të fitores në minutën e fundit të kohës së rregullt.
Vlen të theksohet se ky titull i fituar nga Kukësi ishte i merituar plotësisht, pasi deri më tani nuk ka pësuar asnjë humbje.
Pjesë e Kukësit ishin edhe dy futbollistë nga Kosova, Kushtrim Lushtaku dhe Besar Musolli, i cili ishte pjesë e pandashme e formacionit startues të Gjokës.
Barella: Sot kundër një skuadre shumë të fortë dëshmuam se m...
Kurti: Të përkushtuar për të vërtetën dhe për drejtësi për t...
Shpërthimet në Liban, reagon kryeministri izraelit Netanyahu
Raportohet për një lëvizje të mundshme të Zhegrovës në të ar...
Biden pret të hënën homologun e Emirateve të Bashkuara Arabe...
Finlanda e mbron vendimin për të blerë armë izraelite