Kuka: Xhudoja i vetmi sport që i ka arritur katër norma olimpike

18:44 | 30 Mars 2023
E.H

Trajneri i xhudos Driton Kuka, ka folur rreth sukseseve të sportit të xhudos,

Sipas Kukes, xhudo është i vetmi sport që i ka arritur katër norma olimpike.

“Po e ndaj këtë lajm për miqtë që u gëzohen sukseseve tona! E juve të tjerëve, xhudoja do t’ua prish disponimin, tash e shumë vite e dekada në të ardhmen!”, ka shkruar Kuka në Facebook, përcjell Arbresh.info.

Katër xhudistet që i kanë arritur normal olimpike janë: Distria Krasniqi, Laura Fazliu, Nora Gjakova dhe Loriana Kuka.

Krasniqi, bën gara deri në 52 kilogramë dhe ka arritur që t’i marrë 2 mijë e 495 pikë.

Fazliu, garon deri në 63 kilogramë dhe ka arritur që t’i marrë 1 mijë e 400 pikë.

Gjakova, garon deri në 57 kilogramë dhe ka arritur që t’i marrë 1 mijë e 274 pikë.

Kuka, garon deri në 78 kilogramë dhe ka arritur që t’i marrë 1 mijë e 15 pikë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme