Trajneri i xhudos, Driton Kuka, ka treguar se iu desh ta anulonin shkuarjen në Kampionatin Evropian për grupmoshën U13 si shkak të vizave.
Në një postim të bërë në Facebook, trajneri i njohur thotë se e gjitha kjo ndodhi për shkak të hapësirës së shkurtër kohore për t’u pajisur me viza.
Që kjo të mos përsëritet në Kampionatin Evropian U23, Kuka thotë se ka bërë kërkesë të shteti i Shqipërisë që t’i pajis me pasaporta shqiptare.
Kjo garë mbahet pas disa javësh dhe kërkohet një intervenim i shpejtë përkitazi me këtë çështje.
Ky eveniment mbahet në Sarajevë, njëjtë sikurse edhe kampionati për U13.
Postimi i plotë:
Me shkas…
Ditë më parë na u desht të anulojmë një garë për fëmijët gjegjësisht atje u mbajt Kampionati Ballkani U13 që u mbajt në Sarajevë!
Arsyeja – procedura të tepërta për pajisje me vizë rrjedhimisht koha e shkurtë!
Pas disa javësh në Sarajevë do mbahet Evropiani U23 dhe mesin e garuesve do jenë edhe Erza,Riosi e Laura pretendentë për medalje!
Prapë procedura e probleme me viza.
Për garuesit e sipërpërmendur kemi aplikuar edhe për Pasaportë Shqiptare për evitimin e problemeve të tilla.
Me shpresë për mirëkuptim nga Qeveria e shtetit tonë Amë!
Me Federatën e Bosnes kemi marrëdhënie të shkelqyeshme por pjesa politike e tyre është ndryshe.
Foto me ekipin Olimpik para disa vitesh në Sarajevë.
Me shpresë në reflektim të politikës së shtetit Boshnjak por edhe në pritje të përgjegjes pozitive nga Shteti Shqiptar!
Foto me Ekipin Olimpik para Lojërave Olimpike në Tokio në qytetin e Sarajeves.
Kurti mori pjesë në varrimin e ish-ushtarit të UÇK-së, Behgj...
Arrestohen tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u sh...
Në zonën 60 km/h voziti 117 km/h, policia shqipto gjobë prej...
Hamzën në Hannover dhe Köln: Kosova është shtëpia jonë e për...
Vazhdojnë paraqitjet e mira të Zhegrovës – shpallet lojtari ...
Osmani: Kosova dhe Kanadaja do ta fillojnë Programin e Bashk...