Google ADS

Kuka: Kur shkova në xhudo për herë të parë, shumë fëmijë ishin më të fortë se unë – më duhej të hakmerresha ndaj tyre

15:04 | 8 Janar 2022
Lorik Gerbeshi

Driton Kuka ka dhënë një intervistë për Federatën Ndërkombëtare të Xhudos.

“Dikur një atlet premtues, por i dalë nga binarët nga lufta, ai u kthye në sport për të ndihmuar fëmijët në rrugën e tij të përfshirë në sportin që ai e donte. Në një kthesë të pabesueshme ngjarjesh, disa nga pak fëmijë të vegjël në rrugët e tyre gjarpëruese, u bënë kampionë olimpikë” – ky është përshkrimi i bërë nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos për Kukën.

I pyetur se sa vjeç ishte kur filloi të merrej me xhudo dhe përse zgjodhi këtë sport, Kuka dha këtë përgjigje:

“Kur fillova të bëjë xhudo isha 9 vjeç. Arsyeja pse fillova me xhudo ishte se e gjithë familja ishte e përfshirë me këtë sport. Dy vëllezërit e mi më të mëdhenjë ishin duke bërë xhudo, njëri nga ta ishte trajner në klub dhe vëllau tjetër, Agron filloi të merrej me xhudo. Nuk ishte e lehtë për mua të shkoj në xhudo sepse shpenzoja kohën duke luajtur me fëmijë.

“Në kohën time nuk kishte Iphone apo gjëra të tilla. Pas shkollës kaloja gjithë ditën nëpër rrugë të lagjeve dhe një ditë vendosa të shkoj të bëjë xhudo. Kur shkova atje shumë fëmijë ishin më të fortë se unë, ata më shtyenin mua dhe u ndjeja i parehatshëm”.

“Si fëmijë unë isha gjithmonë një fitues, dëshirova gjithmonë të fitoj. Kjo ishte arsyeja pse do të shkoja për xhudo dhe të hakmerrem ndaj atyre fëmijëve. Kështu që në një mënyrë unë fillova të bëjë xhudo për çdo ditë dhe që nga ajo ditë nuk e di a kaloj ndonjë ditë pa xhudo, që është një kohë e gjatë dhe nuk ndaloj së bëri më”, ka deklaruar Kuka për fillimin e tij në Xhudo.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme