Kuka: Kosova ka treguar potencial si kurrë më parë

19:09 | 10 Maj 2023
Orgesa Haziri

Trajneri i Xhudos, Driton Kuka, duket se është i kënaqur me paraqitjen e Kosovës në Kampionatin Botëror të Dohas.

Kuka ka theksuar se Kosova ka treguar potencial si kurrë më parë në tri ditët e para, pavarësisht se dështoi të siguronte medalje.

“Kosova si ekip në 3 ditët e para e tregoj potencialin si asnjë herë më parë! Plot 5 garues në top 10 më të mirët në Botëror! Distrias ju mohua  medalja por shkojmë tutje drejt Paris 2024! Ajo tashmë çdo garuese e ka mposht në kategorinë e re pos Abe Utas Japonezes që do jetë caku ynë! Nora hyri në 8 të parat me 2 fitore dhe kur ju hap rruga tutje gaboj dhe mbeti e 7. Laura sot na rriti apetitet! 3 fitore me garuese të forta e kur realisht e pash në podium diçka ngeci me Slovenen të cilen Laura e kishte mposht në garat e kaluara,kjo pjesë duhet përmirësuar sepse po mendoj që ajo e pau veten në finale ende pa i kryer detyrat një nga një”, ka shkruar ai në Facebook./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme