Google ADS

Kuka e ka një lajm të keq për Majlinda Kelmendin

17:39 | 29 Gusht 2017
Arbresh.info

Xhudistja nga Peja Majlinda Kelmendi pas një kohe të gjatë mbetet pa medalje në Kampionatet Botërore.

Trajneri Driton Kuka ka reaguar në Facebook.

“Majlinda sot fitoj 3 lufta dhe arriti në gjysmëfinale ku pësoj nga japonezja Shishime!

Shpresoj që të mos jetë diç serioze por për medalje të bronztë pësoj humbje por edhe si duket u lëndua!

Vendi 5 në Botëror për Kampionen Tonë Olimpike, jo siç kam parapa që të fitoj medalje por sporti e ka kështu do kthehet Majlinda ashtu siç din edhe ma e fuqishme!

Distria për herë të parë pati plasman dhe u rendit e 7 që është plasman i mirë por Distria ka potencial për më shumë!

Nesër garon Nora e Akili, shpresojmë në paraqitje të mirë”, shkruan Driton Kuka në Facebook. /arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme