Kujt ja dedikoi golin “El Pistolero”?

09:52 | 29 Tetor 2018
Arbresh.info

Luis Suarez zbuloi një fotografi të djalit të tij të porsalindur, Lautaro pas golit të tij të parë të shënuar në El Classico.

Në maicën e tij poshtë fanellës shkruan: Mirëserdhe Lauti”.

Uruguaini ka pasur një javë të shkëlqyeshme pas lindjes së djalit të tij.

Ai arriti një fitore në Ligën e Kampionëve kundër Interit të martën dhe sot shënoi një hat-trick në El Clasico.

Vlen të theksohet se skuadra e Barcelonës sot fitoi ndaj Real Madridit me rezultatin e thellë 5-1, për të marrë përsëri kreun e tabelës.

Barcelona tani ka dy pikë më shumë se Atletico Madridi në renditjen tabelare të La Ligas.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme