Federata e Futbollit e Kosovës sqaron opinionin se edhe në ndeshjen Kosovë – Spanjë, në bazë të masave të Qeverisë kundër COVID-19, do të shfrytëzohet vetëm 10 % e kapacitetit të stadiumit “Fadil Vokrri” dhe të gjitha biletat jepen falas. Në këtë përqindje përfshihen: stafi organizativ, tifozeria “Dardanët”, ekipet e të dyja kombëtareve dhe zyrtarët, transmeton arbresh.info.
Të gjithë ata të cilët janë pajisur me bileta kërkojmë që të jenë të përgjegjshëm dhe të mos i keqpërdorin ato. Po ashtu, ftojmë opinionin që të kenë kujdes dhe të mos bien pre e mashtruesve, të cilët mund të vendosin bileta false në treg, pasi të gjithë biletat janë falas dhe e kanë kodin e sigurisë, pa të cilin hyrja në stadium është e pamundur.
Në rast se keni njohuri për keqpërdorim të biletave nga persona të caktuar, ju lusim që ato raste t’i denonconi në policinë e Kosovës.
Sipas rregullave të fundit të qeverisë për mbrojtje nga COVID-19, pjesëmarrësit për të hyrë në stadium duhet që bashkë me biletën të paraqesin edhe njërën prej këtyre dokumenteve:
– Certifikatën e vaksinimit për vaksinën e plotë ose marrjen e një doze të vaksinës kundër COVID-19.
– Testin RT-PCR negativ për COVID-19, jo më të vjetër se 72 orë.
– Dëshmi se personi ka kaluar COVID-19 (test RT-PCR pozitiv i lëshuar jo më pak se 21 ditë dhe jo më shumë se 180 ditë ose rezultat pozitiv i testit të antitrupave serologjik-igG, i lëshuar më së shumti para 30 ditëve.
– Testin e shpejtë antigjen negativ jo më të vjetër se 48 orë. /FFK/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...