“Kufi rrogash dhe dënime të ashpra”, Kahn tregon si kalohet kriza e klubeve

21:35 | 24 Dhjetor 2021
Lorik Gerbeshi

Shpërthimi i pandemisë ka shkaktuar shumë probleme ekonomike në botën e futbollit. Shumë klube morën masa dhe vendosën të reduktonin pagat e larta të futbollistëve, teksa klube të tjera u zhytën në krizë financiare.

Shefi i Bayern Munchen, Oliver Kahn ka një mendim të qartë në lidhje me këtë temë.

Ish-portieri i famshëm gjerman, foli për “Süddeutsche Zeitung” rreth mënyrës se si kalohet ky moment i vështirë.

“Ne duam të vendosim një kufi rrogash, një shumë X që mund të shpenzojë një klub për rrogat e lojtarëve”.

Por jo vetëm, pasi duhen vendosur edhe sanksione reale dhe të rënda. Unë mendoj se klubet duhet të investojnë në pagat e futbollistëve maksimumi 60-70% të të ardhurave”.

Duhet të ketë kufizime të qarta për investitorët në lidhje me shumën që mund të investojnë në një klub futbolli, por edhe sa humbje mund të kompensojnë”.

Gjithsesi, të dyja pikët do të ishin të padobishme pa pikën tre: duhen aplikuar penalizime që zbatohen rregullisht, madje edhe në klubet e mëdha”. 

“Në fund të fundit, ne nuk duam asgjë më shumë se kontrollin e kostos në botën e futbollit”, përfundoi CEO i rekordmenëve të futbollit gjerman.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme