Kombëtarja e Kosovës në kategorinë U19 të femrave ka pësuar humbjen e parë në grup, në një ndeshje që pati një fund dramatik.
Kosova u mposht në udhëtim kundër Skocisë, me rezultatin 3:2 .
Ndeshja ishte e vlefshme për raundin e dytë të kualifikueseve për Euro U19.
Dardanet e reja kaluan të parat në epërsi, por nuk ia dolën të ruajnë epërsinë e tyre për shumë gjatë.
Goli i parë erdhi në formën e autogolit dhe u shënua nga Broadrick, e cila devijoi topin e Berishës për të çuar Kosovën në epërsi prej 0:1.
Megjithatë, vetëm 2 minuta më vonë, Skocia arriti të barazonte shifrat me golin e Pollard.
Tre minuta para fundit të pjesës së parë, skocezet kaluan në epërsi duke përmbysur rezultatin me anë të Adams.
Kosova arriti të barazonte në minutën e 92′, pas një tollovie që u krijua në zonën e Skocisë në një goditje nga këndi.
Kryeziu dërgoi topin në rrjetë për 2:2.
Në tentim për të gjetur golin e fitores, Kosova doli përpara dhe gjeti veten të ekspozuar në një kundërzbritje të skocezeve. Hutchinson çoi topin në rrjetë për rezultatin 3:2.
Skocia shkon kështu në nëntë pikë për pozitën e parë në grup, pas tri ndeshjeve të luajtura. Kosova në anën tjetër në tri ndeshje ka gjashtë pikë, me dy fitore dhe një humbje, në pozitën e dytë në tabelë.
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike
Sot diskutohet për transparencën parlamentare