Sparta Prague sonte luan ndeshjen e kthimit në rrethin e play-offit të kualifikimeve për Champions League ndaj Malmos.
Rezultati nga ndeshja e parë është 2-0 në të mirë të skuadrës çeke, shkruan Arbresh.info.
Pjesë e skuadrës çeke është edhe dyshja kosovare Ermal Krasniqi e Albion Rrahmani të cilët kërkojnë kualifikimin historik në Champions League.
Anësori dardan, Ermal Krasniqi në ndeshjen e parë nuk ka pasur minuta në ndeshjen e parë, kurse Rrahmani nuk ishte i regjistruar për atë ndeshje pasi sapo u transferua nga Rapidi i Bucurestit.
Skuadra e Pragues ka edhe dy lojtarë të kombëtares shqiptare, Qazim Laçi dhe Indrit Tuci.
Për të gjithë këta lojtarë do të ishte hera e parë që marrin pjesë në Champions League nëse arrijnë kualifikimin.
Kjo ndeshje fillon nga ora 21:00./Arbresh.info
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...