Pas kualifikimit në finalen e Kupës së Francës, Paris Saint-Germain ka nisur punën për sfidën ndaj Clermont, por edhe atë të mesjavës ndaj Barcelona-s në Champions League.
Warren Zaire-Emery, Kylian Mbappe dhe Ousmane Dembele kanë punuar të diferencuar këtë të enjte në shtëpinë e PSG-së, teksa ka nisur punën me grupin edhe Barcola.
Mbappe dhe Dembele nuk kanë asgjë për t’u shqetësuar, thjesht mbingarkesë fizike, ndërsa Zaire-Emery pritet t’i nënshtrohet përsëri ekzaminimeve, pasi ndaj Rennes u largua i dëmtuar (tërheqje muskulore).
Të tre lojtarët me shumë gjasa do të mungojnë ndaj Clermont, për të qenë gati ndaj Barcelona-s në Champions League./SS
Alarmi i Austin: Ukraina është në fije të perit
Nëse Kvaratskhelia shitet, Napoli do ta synojë Zhegrovën
Dalja e dhëmbëve të parë të bebes
Presidenti i Libanit: Nuk mund ta çarmatosim Hezbollahun
Driloni hap zemrën për Sarën: Mosha e saj nuk është problem ...
Raportohen pesë raste të reja me variantin e ri të virusit M...