Kualifikimi i Skënderbeut për në turin e tretë kualifikues të Ligës së Evropës pas suksesit 3-1 me rezultat të përgjithshëm ndaj Kairat Almatit ka ndikuar edhe në koeficientin e Shqipërisë në renditjen e UEFA-s për kampionatet e shteteve evropiane.
Pas rënies së përkohshme në renditjen e përgjithshme që vlen për sezonin e ardhshëm, si pasojë e rezultateve jo të mira të arritura nga klubet shqiptare në turin e parë kualifikues dhe në ndeshjet e para të turit të dytë, tashmë Shqipëria është rikthyer në vendin e 36, aty ku e nisi këtë sezon futbollistik.
Fitorja e Skënderbeut ndaj Kairatit plus kualifikimi për në turin e tretë, por gjithashtu edhe fitorja e Kukësit ndaj Sherifit, pavarësisht eliminimit, bënë që Shqipëria të fitojë 2 vende në renditjen e projektuar për sezonin e ardhshëm, duke qenë se pas ndeshjeve të para të turit të dytë koeficienti i grumbulluar mundësonte renditjen në vendin e 38.Ndërkohë sa i përket koeficientit të grumbulluar vetëm për këtë sezon, Shqipëria ka bërë një rritje mjaft të madhe duke u ngjitur nga vendi i 40-ë në atë të 29. Megjithatë kjo rritje momentale vjen si pasojë e eliminimit të të gjitha skuadrave të shumë shteteve të tjera nga garat evropiane, dhe gjithashtu prej faktit që klubet e disa shteteve të mëdhenj nuk e kanë nisur akoma garimin.
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike
Sot diskutohet për transparencën parlamentare