Kualifikimet për Ligën Kampionëve, Prishtina luan në “Elbasan Arena” ndaj Folgoren

13:33 | 9 Qershor 2021
Përparim Bublaku

Kampioni i Kosovës, Prishtina ka konfirmuar zyrtarisht se ndeshjen para-kualifikuese të Ligës së Kampionëve ndaj Folgore do ta luajë në Elbasan.

Prishtina do të takohet me Folgoren në ‘Elbasan Arena’ nga ora 20:00 më 22 qershor.

Këtë e ka konfirmuar vet faqja zyrtare e klubit prishtinas, pasi më parë mendohej se ndeshjet do të luheshin në Ishujt Faroe.

“Turniri i raundit preliminar i UEFA Champions League do të zhvillohet në Shqipëri, konkretisht në Durrës dhe Elbasan dhe jo siç ishte paraparë më herët në kryeqytetin e Ishujve Faroe, Torshavn.Prishtina dhe Folgore do të takohen në “Elbasan Arena” më 22 qershor nga ora 20:00”, thuhet në njoftim./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme