Kualifikimet për Kampionatin Botëror, lista e top-shënuesve

23:44 | 3 Shtator 2017
Arbresh.info

Rusia, Brazili Belgjika, Irani, Japonia dhe Meksika. Këto janë Kombëtret që deri më tash edhe zyrtarisht e kanë siguruar pjesëmarrjen në Kampionatin Botëror ‘Rusia 2018’, transmeton arbresh.info.

Rusia e ka siguruar pjesëmarrjen si vend organizator kurse të tjerat e kanë siguruar pas fazës kualifikuese.

Ndryshe, futbollisti me më së shumti gola në kualifikime është sulmuesi i Përfaqësueses së Portugalisë, Cristiano Ronaldo, me 14 gola.

I ndjekur nga Robert Lewandowski i Polonisë me 11 gola.

Pastaj në radhë vijnë Romelu Lukaku me 10 gola me Belgjikën e tij, ndërsa top katërshja mbyllet nga portugezi, Andre Silva me shtatë gola. /arbresh.info/

Të ngjashme