Joachim Loew në bankën e akuzës në Gjermani. Duke qenë se Panzerat në fazën e grupeve fituan vetëm një ndeshje nga 3, është e lehtë të kuptohet se pëlqimi për trajnerin është pothuajse zero. “Kaluam grupin por nuk e dimë përse” shkruan në faqen e parë Bild, që edhe pse është një e përditshme që kërkon titujt sensacionalë, në këtë rast ka interpretuar plotësisht ndjesinë e njerëzve.
Veç të tjerash, ndeshja me Hungarinë ishte më e ndjekura në Tv deri më tani në këtë turne, me 25.74 milionë spektatorë dhe një share prej 71.4%. 6 minuta nga fundi, Gjermania ishte e eliminuar nga Europiani dhe një ngelje e dytë në klasë pas asaj në Botërorin 2018 do të kishte distancuar vlerën e kombëtares nga ato të klubeve, si Bayerni për shembull apo edhe nga shkolla e trajnerëve, ku spikasin 3 Championsit radhazi të Klopp, Flick e Tuchel.
Kombëtarja A do të shihej si pjesa e sëmurë e lëvizjes futbollistike, duke qenë se 21-vjeçarët e Gjermanisë në fillim të muajit kishte fituar titullin Europian për këtë grupmoshë. Goli i Leon Goretzka, i festuar me duart në zemër për t’iu përgjigjur fyerjeve të ultrasve hungarezë, i shpëtoi lëkurën skuadrës së tij, por nuk uli ritmin e kritikave, përkundrazi. Mes bashkëpunimeve gazetareske të Lothar Matheus, një video- analizë e barazimit të së mërkurës ka lënë shenjë.
“Loew duhet që më në fund të zgjohet. I besoi edhe një herë lojtarëve që e zhgënjyen. Pas ka probleme, para mungon forca, nuk u pa vendosmëria, kompaktësia dhe ajo aftësi për të qenë helmatisës në zonë siç ishte kundër Portugalisë. Tani duhet të fusë lojtarët që janë më mirë, pa parë nëse kanë 10 vjet apo dy muaj në kombëtare”, tha Matheus.
Ish interisti është një tifoz i Jamail Musiala, 18-vjeçarit të Bayern, që një minutë pasi u fut në fushë ishte protagonist në aksionin e golit të barazimit.
“Është ai fituesi i kësaj ndeshje dhe Loew duhet ta përdorë më shumë”, u shpreh Matheus.
Trump emëron senatorin Marco Rubio për postin e sekretarit t...
Parandalohet një rast i kontrabandimit me mallra në Viti, se...
Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës proteston ...
Abdixhiku takon mësimdhënësit nga Prishtina, u premton rritj...
Tërmet në Maqedoninë e Veriut
FBI arreston një të dyshuar për publikimin e të dhënave amer...