“Ku është CR7?” – Tifozët e Barçës tallen me Real Madridin

20:09 | 28 Shkurt 2019
Arbresh Info

Real Madridi humbi një mori shansesh kundër Barcelonës mbrëmjen e kaluar dhe ata mposhtën bë fund me rezultat 3 me 0 duke u eliminuar nga Kupa e Mbretit.

Por, vuajtjet e tifozëve të Madridit nuk përfunduan këtu për shkak se ata ishin detyruar t’i dëgjojnë brohoritjet e tifozëve të skuadrës kundërshtare duke i thumbuar për humbjen e Cristiano Ronaldos te Juventusi, transmeton portali arbresh.info.

Pas shitjes së Cristiano Ronaldos te Juventusi për një tarifë prej 100 milionë euro gjatë verës, Real Madridi ka pasur probleme këtë sezon. Ata aktualisht qëndrojnë në pozitën e tretë në La Liga, nëntë pikë para Barcelonës si lidere dhe kanë pasur probleme për të shënuar gola gjatë gjithë sezonit.

Ata përfunduan sezonin e kaluar me 94 gola vetëm në La Liga dhe me 25 ndeshja të përfunduara tashmë këtë vit, ata kanë arritur të realizojnë vetëm 43 herë.

Megjithatë, detyrimi për të shikuar skuadrën e tyre duke dominuar ndeshjen e mbrëmjes së kaluar si dhe dështimi për të shënuar para se të pësojnë gola dhe më pas përqeshja nga tifozët e Barcelonës që i kënduan atyre “Ku është CR7?”, padyshim se i ka lënë një shije të hidhur atyre.

Real Madridi ende mban shpresa për të përfunduar mirë sezonin për shkak se ata luajnë kundër Barcelonës në ligë të shtunën dhe kanë shans të mbyllin diferencën në gjashtë pikë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme