Liga e Kampionëve është vetëm një ditë larg për të mësuar se kush do të jenë finalistët e shumëpritur, por kur dhe ku zhvillohet kjo ndeshje e madhe?
Liverpooli do të luajë mbrëmjen e sotme (e martë) kundër Barcelonës ndeshjen kthyese të gjysmëfinaleve mes tyre, transmeton portali arbresh.info.
Gjiganti spanjoll është një favorit i madh për të vazhduar tutje pas fitores 3 me 0 në Camp Nou javën e kaluar.
“Redsat” janë në mungesë të lojtarëve kryesor si Mohamed Salah dhe Roberto Firmino, ndërkohë që në vend të tyre pritet të jetë startues dhe Xherdan Shaqiri.
Tottenhami dhe Ajaxi janë dy skuadrat e tjera që luftojnë për të marrë pjesë në finalen e Ligës së Kampionëve.
Ndeshja kthyese mes tyre zhvillohet të mërkurën. “Spursët” janë mposhtur 1 me 0 në takimin e parë nga djelmoshat e jashtëzakonshëm të Erik ten Hag, të cilit i kanë eliminuar nga ky kompeticion edhe Real Madridin dhe Juventusin, transmeton portali arbresh.info.
Skuadra holandeze është favorite për të vazhduar tutje, gjë që do të thotë se një finale me dy klube angleze është e pamundur.
Por, ku dhe kur finalja e shumëpritur?
Finalja e Ligës së Kampionëve zhvillohet të shtunën me 1 qershor. Ajo luhet në të njëjtën javë kur luhet edhe finalja e Evropa Ligës (29 maj) që zhvillohet të mërkurën.
Ndeshja fillon në ora 21:00, ashtu si të gjitha takimet e tjera të Ligës së Kampionëve këtë sezon.
Por, ku zhvillohet kjo ndeshje?
Këtë vit, finalja e Ligës së Kampionëve do të luhet në stadiumin Wanda Metropolitano.
Wanda Metropolitano është shtëpia e skuadrës së La Ligas – Atletico Madridit.
Ish arena e atletikës në Madrid ka një kapacitet prej 67.829 ulseve./arbresh.info/
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...