Sulmuesi i FC Dallasit, Fafa Picault, ka rrëfyer për ofendimet e shumta raciste më të cilat është detyruar të përballet gjatë karrierës së tij si adoleshent me klubin italian Cagliari, duke zbuluar se madje edhe njëri ndër trajnerët e kishte abuzuar në baza racore.
Fafa Picault, tani 29-vjeçar, kishte lindur në Nju Jork, ndërsa prindërit e tij ishin emigrantë nga Hawai. Ai kishte rënë në dashuri me futbollin që nga një moshë e re, teksa luante në rrugët e qytetit, transmeton Gazeta Express.
Kur ishte 16-vjeçar, ai vendosi të shpërngulet në Itali dhe ta fillojë aty karrierën me ekipin e të rinjve të Cagliarit, duke e lënë kështu rehatinë e shtëpisë me shpresën për t’u bërë futbollist profesionist.
E përderisa ai e pranon se ajo periudhë në Itali i ndihmoi të zhvillohej si lojtar, ai ka treguar se abuzimet dhe thirrjet e vazhdueshme raciste nga tifozë, bashkëlojtarë dhe anëtarë të stafit e detyruan atë të kthehet në ShBA pas pesë vjetëve.
“Kemi forma të ndryshme të racizmit. Unë jam përballur me forma të ndryshme të zhveshtore dhe stadiume të ndryshme. Kur u shpërngula në Itali, luaja me ekipin e rezervave, por stërvitesha me ekipin e parë”, ka thënë Picault.
“Trajneri ynë i atëhershëm me ekipin e rezervave ishte ndoshta njëri ndër njerëzit më të këqij që kam takuar. Në baza ditore jam detyruar të përballem me thirrjet e tij raciste. Më quante majmun dhe më thoshte të kthehem në xhungël në Afrikë dhe se lojtarët me ngjyrë nuk kanë teknikë, por vetëm vrapojnë dhe se klubi më kishte sjellë për të vrapuar”.
“Kur stërviteshim, ai thoshte çfarëdo që ishte e keqe. Nëse unë i thosha dikujt më të ri të bënte diçka, ai më thoshe: “Jo, bëje ti sepse je me ngjyrë”. Në sirtarin tim në zhveshtore më vendosnin fotografi të majmunëve dhe detyrohesha të grushtohesha me njerëz ndoshta dy herë në javë”.
ASK: Shtrenjtohen qumështi, vezët dhe mjalti në Kosovë
Barcelona mund të mos bëjë asnjë nënshkrim të madh në vitin ...
Vithkuqi fshati me 24 kisha dhe manastire
Trepça nesër luan sfidën e radhës në Fiba Europe Cup
“Pse nuk kallxojshe që je tu heq për famë”, Drenusha e ashpë...
Zgjedhjet në SHBA, Hovenier ndan mesazh nga Prishtina për vo...