Pas një pushimi njëvjeçar për shkak të pandemisë, “Topi i Artë” do të kthehet në vitin 2021 me yjet më të mëdhenj të futbollit botëror që do të zbresin në Paris në muajin nëntor.
Gara për meshkuj është më e hapur për herë të parë pas shumë vitesh. Lionel Messi po kërkon të marrë çmimin e tij të shtatë, ndërsa rivali i tij Cristiano Ronaldo po konkurron për një triumf të gjashtë.
Ka shumë yje të rinj gjithashtu në garë. Robert Lewandowski do të shpresojë të fitojë “Topin e Artë” për herë të parë, ashtu si yjet e Chelseat, Jorginho dhe N’Golo Kante.
Ndërkohë, “Topi i Artë” për femra ka të ngjarë të shkojë te një prej yjeve të Barcelonës, pasi ato siguruan një tripletë e famshme sezonin e kaluar.
“Topi i Artë” i vitit 2021 do të mbahet të hënën më 29 nëntor në “Teatrin du Chatelet” në Paris – i njëjti vend ku u mbajte çmimi 2019.
“France Football” nuk e ka shpallur ende orën e saktë të fillimit të mbrëmjes gala.
Kur zbulohen kandidatët për “Topin e Artë” të vitit 2021?
Të 30 kandidatët për çmimin te meshkujt dhe femrat do të zbulohen të premten më 8 tetor.
Nominimet për “Trofeun Yashin”, që jepet për portierin më të mirë të vitit, si dhe “Trofeun Kopa” për lojtarin më të mirë nën 21 vjeç, janë mbajtur të fshehta herën e kaluar dhe pritet të ndodh e njëjta gjë edhe këtë vit.
Shikuesit do të jeni në gjendje ta ndjekin ceremoninë në kanalin e ‘L’Equipe’ në YouTube.
Kush janë pretendentët për “Topin e Artë”?
Ka disa pretendentë të shquar për Topin e Artë 2021. Lionel Messi më në fund i dha fund pritjes së tij për një trofe ndërkombëtar në verë kur ai e udhëhoqi Argjentinën në lavdinë e Copa America.
Ai gjithashtu pati një sezon të mrekullueshëm 2020/21 – pavarësisht se luajti në një skuadër jashtëzakonisht jofunksionale të Barcelonës.
Çifti fitues i Ligës së Kampionëve te Chelsea, N’Golo Kante dhe Jorginho – ky i fundit i cili gjithashtu fitoi edhe Euron 2020- kanë tërhequr gjithashtu shumë diskutime.
Ndërkohë, nëse jurisë iu pëlqejnë golat, Robert Leëandoëski ka një shans të mrekullueshëm.
Për “Trofeun Yashin”, fituesi i Euro 2020, Gianluigi Donnarumma me siguri do të ketë sfidë nga Edouard Mendy dhe Ederson për të marrë çmimin kryesor.
Pedri dhe Erling Haaland ka të ngjarë të luftojnë për “Trofeun Kopa”.
“Topi i Artë” për femra do të shkojë në Barcelonë. Sidoqoftë, mbetet e pasigurt nëse Alexia Putellas, Caroline Graham Hansen, Aitana Bonmati ose Jenni Hermoso do ta fitojnë atë. Sam Kerr i Chelsea mund të vjedhë në podium, pasi edhe ajo shihet në garë./Telegrafi/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...