Google ADS

Kthehet buzëqeshja në kampin stërvitor te Real Madridi pas tri fitoreve rresht

16:22 | 10 Nëntor 2018
Arbresh Info

Real Madridi ka nisur për t’i lënë shqetësimet prapa pasi ata regjistruan fitoren e tretë radhazi kundër Viktoria Plezenit këtë javë në Ligë të Kampionëve.

Madridi ka fituar të gjitha ndeshjet pa pranuar asnjë gol qysh pas shkarkimit të trajnerit Julen Lopeteguyi dhe emërimit të Santiago Solarit si trajner të tyre të përkohshëm, transmeton portali arbresh.info.

Lojtarët dukeshin në përgjithësi të lumtur në stërvitje derisa po përgatiten për takimin në vizitë kundër Celta Vigos në La Liga të dielën.

Solari dukej i lumtur gjithashtu derisa po drejtonte lojtarët në stërvitje te kampi stërvitës Valdebebas në Madrid.

Sergio Ramos dhe Lucas Vasquez ndanë një moment të përzemërt ndërkohë që super talenti brazilian Vinicius Jr gjithashtu kishte një të qeshur me bashkëkombësit e tij – Marcelon dhe Casemiron.

Loja me kokë duket se ishte në agjendën e Gareth Bales dhe Karim Benzemas derisa Marcelo dukej duke kontrolluar topin nga lartësi deri në tokë, transmeton portali arbresh.info.

Pas fitores 2 me 0 ndaj Real Valldolidit në La Liga dhe asaj 4 me 0 kundër Melillas në Kupë të Mbretit, Real Madridi regjistroi fitore me rezultat të thellë 5 me 0 edhe kundër Plzenit në Ligë të Kampionëve këtë javë.

Para këtyre ndeshjeve, ata ishin mposhtur me rezultat tronditës 5 me 1 në El Clasico, ndeshje pas të cilës ishte shkarkuar Julen Lopetegui. Ky ishte fundi i formës së tyre të tmerrshme, me ç’rast ata humbën ndaj Sevillas, Levantes, Alaves dhe CSKA Moscow.

Real Madridi është në një territor jo familjar duke qëndruar në pozitën e gjashtë në ligë me shtatë pikë prapa Barcelonës në vendin e parë.

Pavarësisht disa rezultateve negative, ata qëndrojnë ende në krye të Grupit G në Ligë të Kampionëve, ngjashëm si Roma me pikë, por më para për shkak të diferencës me gola falë fitores së madhe këtë javë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme