Mesfushori i përfaqësueses së Kosovës, Hekuran Kryeziu, ka dhënë një intervistë për Blick ku ka folur rreth jetës dhe karrierës së tij.
Kryeziu i cili ka shkëlqyer si me klubin e tij Zurichun edhe përfaqësuesen e Kosovës aktualisht po qëndron në përgatitje me klubin në Lara të Turqisë.
Aty ai është ndalur nga gazetarë të mediumit më të madh zviceran, Blick, për të cilin ka dhënë intervistë.
Kryeziu kur pyetet për Kosovën thotë se ndihet mirë dhe ndihet i suksesshëm në fanellën e përfaqësueses.
Ai ka pasur lëvdata edhe per Bernard Challandes, përzgjedhësin e Kosovës.
“Një trajner shumë i mirë, prej të cilit mund të mësoj shumë në përfaqësuese”, theksoi Kryeziu.
I pyetur për ëndrrën e madhe të kualifikimit në Kampionatin Evropina, Euro 2020, Kryeziu beson se nuk është e pamundur.
“Shumë synim i vështirë, por jo i pamundur”, shtoi ai.
Kryeziu pati edhe pyetje provokative, siç ishte “bifteku i arit” për të cilin u kryqëzua Franck Ribery.
Mesfushori i Kosovës duke qeshur tha se nuk ka provuar asnjëherë një jetën e tij një biftek të arit.
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...