Kryeziu e Simonovski largimet e radhës nga Drita

16:30 | 1 Qershor 2023
Orgesa Haziri

Drita ka vazhduar me largime pas një stinori zhgënjyes.

Pas Ardian Limani nga Drita janë larguar edhe Almir Kryeziun e Marko Simonovski.

“Marko Simonovski dhe klubi ynë kanë mbyllur bashkëpunimin pas përfundimit të kontratës mes dy palëve”, thuhet në njoftim.

Simonovski erdhi te ne në sezonin 2021/22 dhe gjatë periudhës dy vjeqare arriti 70 paraqitje në të gjitha kompeticionet duke shënuar 32 gola dhe 6 asistime.

Kryeziu gjatë periudhës dy vjeqare arriti 65 paraqitje me klubin në të gjitha kompeticionet duke shënuar 6 gola dhe duke asistuar 10 herë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme