Kryetari i Plisave: Prishtina e ka shitur lojën

20:29 | 2 Korrik 2019
Arbresh Info

Prishtina është mposhtur nga St Joseph’s në ndeshjen kthyese të fazës kualifikuese të Europa League.

Këtë eliminim nuk kanë mundur ta pranojnë lehtë tifozët e skuadrës, pasi që kundërshtari ka qenë një skuadër amatore.

Kryetari i Plisave, Albert Kastrati mendon se Prishtina e ka shitur lojën.

“Nuk e meritojnë Plisat nuk e meritojnë qytetaret e Prishtines me ja hup krenarin klubit tone, un menoj qe klubi jon e ka shit lojen si mrena si jasht e dyshimet e mija forcohen edhe ma shum kur e kemi trener josen. Boll moo , Marreeeeeeeeee”, ka shkruar Kastrati në Facebook.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme