Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovoës, Agim Ademi, në shoqëri të anëtarit të KE-së, Xhelal Broja dhe kryetarit të LRF të Mitrovicës, Bardhec Seferi është pritur sot nga kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza dhe kryesuesja e Kuvendit Komunal, Vesa Broja, përcjell arbresh.info.
Gjatë këtij takimi presidenti Ademi e informoi të parin e Mitrovicës për zhvillimet dhe projektet në futbollin kosovar, derisa u diskutuan mundësitë e bashkëpunimit institucional dhe investimeve të përbashkëta, me qëllim të krijimit të kushteve sa më të mira për të rinjtë dhe talentet e futbollit të këtij qyteti.
Presidenti Ademi dhe kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza u dakorduan që në ditët e ardhshme të nënshkruan Memorandumin e Bashkëpunimit, nëpërmjet të cilit do të realizohet financimi i dy projekteve të fushave të futbollit.
Njëra fushë do të ndërtohet nevojat e Lidhjes Rajonale të Futbollit të Mitrovicës, derisa fusha tjetër për nevojat e të rinjve të qytetit të minatorëve.
Aksident i rëndë në Veternik, vetura përfundon në mbrojtëse ...
Xheneta nuk i ndal lotët: 10 mijë euro i jap, veç me kthy Gj...
“Mos më prek se jam në lidhje”, Leo i kthehet Gresës, ja rea...
Arsenal – Newcastle, formacionet zyrtare
Policia në Mitrovicë konfiskon dy armë
Konfirmohet rasti i parë i infektuar me variantin e ri të li...