Google ADS

Kryetari i komunës së Mitrovicës priti në takim kryetarin e FFK-së

16:50 | 28 Prill 2022
KRG

Presidenti  i Federatës së Futbollit të Kosovoës, Agim Ademi, në shoqëri të anëtarit të KE-së, Xhelal Broja dhe kryetarit të LRF të Mitrovicës, Bardhec Seferi është pritur sot nga kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza dhe kryesuesja e Kuvendit Komunal, Vesa Broja, përcjell arbresh.info.

Gjatë këtij takimi presidenti Ademi e informoi të parin e Mitrovicës për zhvillimet dhe projektet në futbollin kosovar, derisa u diskutuan mundësitë e bashkëpunimit institucional dhe investimeve të përbashkëta, me qëllim të krijimit të kushteve sa më të mira për të rinjtë dhe talentet e futbollit të këtij qyteti.

Presidenti Ademi dhe kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza u dakorduan që në ditët e ardhshme të nënshkruan Memorandumin e Bashkëpunimit, nëpërmjet të cilit do të realizohet financimi i dy projekteve të fushave të futbollit.

Njëra fushë do të ndërtohet nevojat e Lidhjes Rajonale të Futbollit të Mitrovicës, derisa fusha tjetër për nevojat e të rinjve të qytetit të minatorëve.

Të ngjashme