Google ADS

Kryetari i Kievit, Vitali Klitscho reagon pas sulmit nga Rusia

09:58 | 24 Shkurt 2022
Lorik Gerbeshi

Kryetari i Kievit dhe ish kampioni i botës në boks, Vitali Klitscho ka reaguar pas nisjes së luftës në Ukrainë.

Ai tha se po luftojnë për vendin e tyre dhe se duhet që menjëherë të fillojnë sanksionet ndaj Rusisë.

“Situata në Kiev është nën kontroll për momentin, por sigurisht janë nervozë. Ne jemi në luftë dhe luftojmë për vendin tonë, por kemi nevojë për mbështetjen e gjithë botës dhe sanksionet vërtet të dhimbshem kundër Rusisë menjëherë”, tha ai.

Orëve të para të së enjtes, Rusia filloi bombardimet ndaj Ukrainës./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme