Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka folur për herë të parë për hyrjen e kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, në dhomat e zhveshjes të ekipit të Kosovës pas fitores ndaj Bullgarisë.
Ademi, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se duhet pasur parasysh se politika dhe institucionet shtetërore janë gjëra të ndryshme.
“Kryetari i Kuvendit përfaqëson një parti por ai parasegjithash përfaqëson institucionin. Edhe Ministri i Sportit i takon një partie por detyrimisht i takojnë disa atribute dhe më të duhet një lloj bashkëpunimi”, tha ai, përcjell Telegrafi.
I pari i FFK-së ka thënë se institucionet e kanë për obligim të ndërtojnë infrastrukturën sportive.
“Stadiumi “Fadil Vokrri” në Prishtinë është ndërtuar me mjetet e Qeverisë. Pastaj stadiumi “Adem Jashari” në Mitrovicë i cili është i kategorisë së katërt duhet të bëhet i kategorisë së dytë…Prandaj kjo klasë qeveritare apo politike ka bërë mjaftueshëm për futbollin. Është fakt i pamohueshëm dhe mund t’i falënderoj”.
Ademi ka thënë se klasa politike kanë qenë përkrahës dhe asnjëherë nuk i janë përzier në udhëheqjen e FFK-së.
Ai ka sqaruar edhe shpërndarjen e biletave VIP për politikanët apo personat e tjerë.
“Federata e Futbollit ka numër të caktuar të biletave VIP për institucionet. Kemi një memorandum me MKRS që të gjitha biletat VIP për institucionet i merr Ministria. Pjesa e Very VIP ndahet sipas protokollit shtetërorë si në të gjitha vendet e botës”, tha ndër të tjera Agim Ademi.
Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në...
“Luks apo nevojë?” – Presidentja Osmani e hap ku...
FSK realizon trajnim për sistemin e armëve me ushtrinë turke
Konjufca pret në takim homologun nga Maqedonia e Veriut
Incizoi postbllokun e policisë afër Urës së Bistricës, arres...
Xuxi i thotë Xhenetës se nuk e ka ditur planin e Anisës për ...