Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi e ka uruar ekipin përfaqësues të Kosovës U-17 pas një barazimi të madh ndaj Holandës.
Ekipi U17 i Kosovës ka arritur të dalë i pamposhtur në përballje me kampionin e Evropës, Holandën duke barazuar 1-1.
Kjo ndeshje ishte hapëse e kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Estonia 2020”.
Pas këtij barazimi, kryetari i FFK-së, Agim Ademi i ka uruar lojtarët për paraqitjen dinjitoze dhe beson se kjo është dëshmi që Kosova është në rrugë të mbarë.
Urimi i Agim Ademit:
Paraqitja e sotme dinjitoze dhe barazimi kundër një gjiganti të futbollit botëror siç është Holanda, e cila në dy vitet e fundit është shpallur kampione e Evropës në grupmoshën deri 17-vjeç, është një dëshmi tjetër se jemi në rrugën e mbarë dhe jemi rritur shumë viteve të fundit. Kjo gjeneratë e futbollistëve është ardhmëria e futbollit tonë. Kjo është Kosova dardane, ky është themeli i fortë, i cili na garanton vazhdimësi të punës dhe të sukseseve. Andaj, urime të gjithë futbollistëve të Kombëtares U17, shtabit teknik dhe udhëheqësve të ekspeditës për këtë rezultat të rëndësishëm.
Vazhdojmë së bashku me krenari dhe përgjegjësi.
Me respekt,
Agim Ademi, president i FFK-së
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...