Kryetari i FSHF-së dhe njëherësh anëtari i KE të UEFA-s, Armand Duka, së bashku me kryetarin Agim Ademi dhe atë të FFMV-së, Muamed Sejdini, kanë pritur, sot, në Tiranë kryetarin e Federatës së Futbollit të Gjermanisë, Bernd Neuendorf.
Gjatë një takimi tejet të përzemërt të organizuar nga Duka, drejtuesit e tri federatave e njoftuan të parin e futbollit gjerman mbi ecurinë e futbollit në të tri vendet, e të cilat kanë marrëdhënie të shkëlqyeshme dhe vëllazërore.
Katër krerët e federatave pas takimit, kanë qenë në drekë të përbashkët në stadiumin “Air Albania”, derisa bashkëbisedimin e tyre për marrëdhëniet dhe projektet e përbashkëta do t’i vazhdojnë edhe në darkë, të cilën do ta shtrojë sërish kryetari Duka.
Në takim krahas presidentëve Duka, Ademi e Sejdini morën pjesë edhe komplet KE i FSHF-së si dhe sekretarët e përgjithshëm Ilir Shulku e Taulant Hodaj.
Kryetari Ademi gjatë takimit vuri në pah raportet tejet të mira dhe miqësore të popullit shqiptar me Gjermaninë, teksa u shpreh falënderues ndaj DFB-së, që ka qenë promotor i Kosovës në periudhën e anëtarësimit në UEFA e FIFA.
Kreu i FFK-së gjatë takimit me Neuendorf theksoi se Kosova në vazhdimësi do të qëndrojë e afërt me DFB-në, jo vetëm për shkak të mbështetjes së vazhdueshme, por edhe për shkak të lidhjes së veçantë të popullit të Kosovës me Gjermaninë.
Po ashtu, ai theksoi se edhe në të ardhmen pret që dy federatat të kenë projekte të përbashkëta me qëllim të avancimit të futbollit në Kosovë.
Krasniqi: Arrestimi i veteranëve të UÇK-së në Maqedoninë e V...
“Ai është një i papenduar” – për kë po diskutojnë Rovena dhe...
Xheneta – Lelës: Anisa u ka treguar Edit dhe Drilonit për rr...
Kurti pret në takim kryetarin e Kuvendit të RMV-së
Shtyrje dhe rrahje mes deputetëve në Parlamentin serb
Peci dorëzohet para presionit publik: Anulon grantet për kës...