Gjithçka po vihet në binarë! Borxhet e vjetra po shlyhen nga kryesia e re në krye me presidentin e klubit të futbollit Ferizaj, Lulzim Abazi.
Abazi kur erdhi në krye të klubit, ka gjetur shumë borxhe që u lanë nga kryesia e larguar para disa muajve.
Burimet e afërta me klubin, tregojnë për gazetën ‘Bota sot’, se gjithçka po normalizohet me ardhjen e Abazit me stafin e tij.
‘Borxhe ka pasur shumë. Kryesia që ishte larguar, iu kishte mbetur borxh futbollistëve’.
Sot, Abazi është takuar me 14 futbollistë dhe kanë arritur marrëveshjen, që borxhi i kryesisë së kaluar përkatësisht të larguar, do të shlyhet deri në fund të vitit. Ky është një lajm i mirë për futbollistët, të cilët do t’i marrin pagat që u mbetën borxh kryesia e larguar’, tha një burim i afërt me klub.
Cila ishte shifra e gjithë këtij borxhi, nuk jepen detaje.
‘Jo vetëm me këta 14 lojtarë, por kryesia e re ka kryer edhe disa borxhe tjera të disa lojtarëve tjerë, të cilët nuk janë pjesë e klubit. Shumë borxhe ka lënë ajo kryesi e larguar para disa muajve’,thotë më tej burimi i afërt me klub.
Ferizaj përfundoi stinorin vjeshtor në vend të dytë me 24 pikë në Ligën e Parë të Kosovës, Grupi B.
Me ardhjen e Abazit klubi këndellet dhe e shpëton nga falimentimi, në fakt po shlyhen borxhet.
‘Dje, futbollistët i kanë marrë pagat e nëntorit, ky është edhe një tregues se klubi është kthyer në shembullin më të mirë’, përfundon burimi i afërt me klub.
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...
Kuvendi vlerësohet si institucioni më transparent dhe llogar...
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?