Google ADS

Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim futbollistin e paardhur te Kosova, Florent Hadergjonajn

16:59 | 31 Maj 2019
Arbresh Info

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka pritur në takim mbrojtësin Florent Hadergjonaj.

Ky i fundit është bashkuar me ekipi e Kosovës dhe do të jetë i gatshëm për dy ndeshjet e ardhshme me Malin e Zi dhe Bullgarinë.

Haradinaj u shpreh i lumtur që Hadërgjonaj është bashkuar me Kosovën.

“I rritur në Zvicër dhe lojtar i Huddersfield Town në Angli, Florenti zgjodhi kthimin tek rrënjët e veta, në atdhe, për t’i vazhduar sukseset, tash në Kosovën tonë!”.

https://www.facebook.com/RamushHaradinajOfficial/posts/1195352083922537

“Pata kënaqësinë që sot ta prisja në takim Florent Hadërgjonaj, futbollistin me përvojë ndërkombëtare, i cili na gëzoi me vendimin për t’iu bashkuar ekipit tonë përfaqësues në futboll. Faleminderit Florent!”, ka shkruar kryeministri Ramush Haradinaj.

Edhe mbrojti është shprehur i lumtur që është takuar me të parin e Qeverisë.

“Kënaqësi që u takova me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj. E falënderojë për mikpritjen dhe urimin që më bëri për ardhjen te Përfaqësuesja e Kosovës”.

https://www.facebook.com/florenthadergjonaj33/posts/2270857749672321

“Të gjithë si bashku duam të bëjmë më të mirën për vendin tonë”, ka shkruar Hadergjonaj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme