Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Hajrulla Çeku dhe zëvendësministren e MKRS, Daulina Osmani, pritën në takim medalistët e Kosovës në Lojërat Mesdhetare, në Oran të Algjerisë, Distria Krasniqin, Loriana Kukën dhe Laura Fazliun, medaliste të arta, Flaka Loxhën, Akil Gjakovën, dhe Shpejtim Bajokun, medalistë të bronztë.
Në takim ishin të pranishëm edhe Ismet Krasniqi, president i Komitetit Olimpik të Kosovës, Agron Kuka, kryetar i Federatës së Xhudos së Kosovës, Driton Kuka dhe Majlinda Kelmendi, trajnerë të xhudistëve, Enver Krasniqi, kryetar i Federatës së Boksit të Kosovës dhe Besim Brahimi, trajner i reprezentacionit të boksit.
Kryeministri i përgëzoi sportistët dhe trajnerët e tyre për sukseset e arritura në Lojërat Mesdhetare. Ai u shprehu mirënjohjen dhe falënderimin për angazhimin dhe përkushtimin e jashtëzakonshëm për fitore, duke e rikonfirmuar vazhdimisht potencialin e rinisë sonë të talentuar.
Në pjesëmarrjen e dytë në Lojërat Mesdhetare, gjatë korrikut 2022, Kosova u përfaqësua me 39 sportistë nga 13 sporte të ndryshme: xhudo, boks, karate, mundje, shenjëtari, shigjetari, tenis, gjimnastikë, not, atletikë, taekwondo, badminton dhe pingpong.
Prej gjithsej 8 xhudistëve pjesëmarrës nga Kosova në këtë garë, medalje fituan 5 xhudistë. Me këtë rezultat Kosova u bë shteti i dytë më i suksesshëm pas Spanjës, në sportin e xhudos në Lojërat Mesdhetare Oran 2022.
Medalja e bronztë e fituar nga Shpejtim Bajoku është medalja e parë e fituar pas 31 vitesh në Lojërat Mesdhetare, kur këtë sukses e kishte arritur boksieri Ilir Mustafa në vitin 1991 në Athinë, duke fituar medalje të argjendtë, derisa ishte reprezentues i ish-Jugosllavisë.
Ndryshe nga Lojërat e kaluara Mesdhetare në Tarragona të Spanjës kur Kosova fitoi katër medalje, kësaj radhe ka të fituara 2 medalje më shumë, me gjithsej 6 sosh (3 të arta dhe 3 të bronzta).
Herën e kaluar të gjitha medaljet ishin fituar nga sporti i xhudos, ndërsa kësaj radhe kemi edhe një medalje nga sporti i boksit. /arbresh.info/
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...