Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte, e ka konfirmuar se ekipet e futbollit do të mundë t’i rinisin stërvitjet ekipore nga 18 maji, mirëpo mbetet të shihet nëse klubet do ta pranojnë protokollin aktual.
Italia është duke hyrë në fazën e radhës të zbutjes së masave për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, transmeton Gazeta Express.
“Dje ne e aprovuam dekretin e ri, që do të hyjë në ligh nga 18 maji dhe e sinjalizon hyrjen e vërtetë në fazën e dytë”, tha Conte.
“Është një rrezik, por është rrezik i kalkuluar të cilin ne duhet ta pranojmë, përndryshe ne do të duhet të mbetemi në karantinë deri sa të zbulohet një vaksinë dhe nëse s’mund ta përballojmë një gjë të tillë”.
“Nga 18 maji, dyqanet, sallonet, baret, restorantet, muzetë dhe stërvitjet e futbollit do të rinisin apo hapen, por duke i respektuar rregullat. Nga 25 maji do të rihapen qendrat e fitnesit, pishinat dhe qendrat sportive”.
Megjithatë, klubet e Serisë A e kanë kundërshtuar protokollin të cilin e ka arritur Federata e Futbollit e Italisë me Komitetin Teknik dhe Shkencor të qeverisë italiane.
Qeveria italiane ka vendosur që e gjithë skuadra të duhet të izolohet nëse një lojtar del pozitiv për koronavirus, ndërsa klubet italiane do të preferonin ta ndiqnin shembullin e Gjermanisë dhe Spanjës, ku është vendosur të izolohet vetëm individi.
ZYRTARE: Mascherano do të jetë trajner i Messit tek Inter Mi...
Nisin punimet për ndërtimin e stadiumit të parë të atletikës...
Jude: Është një goditje e madhe kur një lojtar si Vini lëndo...
Zelensky: Dy civilë u vranë në Sumy nga një sulm rus
Muja: Opozita bën propagandë ndaj Qeverisë Kurti për kontrat...
Netanyahu i kërkon kabinetit të tij ta pranojë marrëveshjen ...