19:15 | 20 Mars 2019
Arbresh.info
Përfaqësuesja e Kosovës nis ciklin e ndeshjeve kualifikuese për Kampionatin Evropian, ‘Euro 2020’. Para fillimit të përballjeve zyrtare, skuadra jonë do të zhvillojë një ndeshje miqësore kundër Danimarkës.
Takimi kundër përfaqësueses skandinave zhvillohet të enjten mbrëma në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë dhe është një ndeshje miqësore në kuadër të përgatitjeve për takimet e rëndësishme.
Të hënën, Kosova do ta zhvillojë takimin e parë në kuadër të eliminatoreve për ‘Euro 2020’, kundër skuadrës së Bullgarisë.
Ndërsa para këtyre ndeshjeve të rëndësishme, kryeministri i Republikës, Ramush Haradinaj, e ka publikuar një video motivuese në profilin e tij në Facebook.
Kreu i Qeverisë paraqitet së bashku me lojtarët dhe stafin e Përfaqësueses duke i lavdëruar për arritjet e deritanishme dhe duke iu uruar sukses për të ardhmen.