Ministri i Jashtëm francez, Jean-Yves Le Drian, paralajmëroi për sanksione shtesë evropiane ndaj Rusisë, por vuri në dukje se Bashkimi Evropian ende shpreson se mund të ketë dialog të mëtejshëm drejt një “fundi paqësor” të krizës së vazhdueshme në Ukrainë.
“Paketa e parë e sanksioneve janë serioze; ata do të lëndohen. Do të ketë edhe pako të tjera”, tha Le Drian, shkruan CNN.
Vërejtjet e ministrit të Jashtëm i bëjnë jehonë asaj të Ministrit të Financave të Francës, Bruno Le Maire, i cili paralajmëroi të mërkurën se liderët evropianë kanë sanksione “pafundësisht më penalizuese” në dispozicion për t’i vendosur Rusisë.
Bashkimi Evropian tha të martën se do të sanksionojë të gjithë 351 ligjvënësit e dhomës ruse, Duma, të cilët votuan në favor të njohjes së pavarësisë së Republikës Popullore të Donetskut të kontrolluar nga separatistët dhe Republikës Popullore të Luhanskut.
“Kajta pak qetash”, Burimi, Vullnetit: Tash e pash kush më d...
Kelmendi diskuton me kryeprokurorët për trajtimin e rasteve ...
Rio de Janeiro, qyteti bregdetar i Brazilit me famë botërore
Arrestohet 56 vjeçari në Kaçanik, ishte i kërkuar për veprën...
Gjermanët paralajmërojnë tifozët: Kujdes në Beograd, droga d...
Koalicionit AAK-Nisma i bashkohet ‘Lista Ideali’