Ylli i Real Madrid, Toni Kroos ka zbuluar se ishte në bisedime me Manchester United dhe Liverpool para se të transferohet në “Santiago Bernabeu” në vitin 2014.
Ka shumë spekulime që disa vite se gjermani do transferohet në “Old Trafford”, por ende nuk ka asgjë zyrtare, transmeton portali arbresh.info.
Kroos ka pranuar se ishte në negociata me United gjatë kohës kur në krye ishte David Moyes.
“David Moyes erdhi të më sheh dhe kontrata ishte afër për tu bërë. Pastaj Moyes u shkarkua dhe Louis van Gaal erdhi, që ndryshoi shumë gjera”.
“Louis dëshironte të krijonte projektin e vet. Nuk dëgjova nga United për një kohë, andaj fillova të kisha dyshime”.
Gjermani gjithashtu tha se sezonin e kaluar shumica e futbollistëve nuk ishin në formën e duhur dhe vërehet shumë mungesa e Cristiano Ronaldos që shënonte 40 ose 50 gola çdo sezon.
“Shumë nga lojtarët nuk luajtëm më se miri sezonin e kaluar. Pas fitimit të tri herë Ligës së Kampionëve radhazi, humbëm formën dhe na u nevojit kohë të përshtatemi me mungesën e Cristiano Ronaldos që shënonte 40 ose 50 gola çdo sezon”.
“Te Real Madrid kjo është e papranueshme. U eliminuam nga Ajax dhe kishte shumë sugjerime se klubi ka marrë fund. Me motiv shtesë do t’iu vërtetojmë se janë gabim”, deklaroi Kroos.
Reali momentalisht renditët në pozitën e dytë në tabelë me 53 pikë, dy me pak se lideri Barcelona që do përballen të dielën./arbresh.info.
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...