Toni Kroos, futbollisti 34-vjeçar të cilit i përfundon kontrata me Real Madridin këtë sezon, ka bërë një rikthim madhështor në kombëtaren gjermane.
Mesfushori foli për të ardhmen e tij pas fitores 0-2 të Gjermanisë kundër Francës në Lyon.
“Është vendimi që duhet të marr në një ose dy muajt e ardhshëm te Real Madrid dhe më pas do të shohim”, tha Kroos në TVE kur u pyet për të ardhmen e tij.
Vetëm katër ditë më parë Toni Kroos shpjegoi se nuk ka asnjë problem me Madridin.
“Jemi duke bërë mirë këtë sezon, po shkon mirë për ne dhe besoj se do të gjejmë një zgjidhje të kënaqshme për të dyja palët”, përfundoi ai.
Kroos është rikthyer tek kombëtarja e Gjermanisë pas një periudhe mungese dhe është i gatshëm për Evropiannin i cili do të mbahet pikërisht në tokën gjermane./Arbresh.info/
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...