Toni Kroosit sot edhe zyrtarisht i skadon kontrata me Real Madridin.
Kontratë të cilën nuk ka vendosur të rinovojë, pasi Kroos tanimë ka vendosur përfundimisht të largohet nga futbolli, shkruan Arbresh.info.
Ai ka postuar dy fotografi në rrjetin social Instagram dhe ka shkruar se është e çuditshme dita e fundit për të.
Tutje ai thekson se gjithnjë do të jetë mirënjohës ndaj skuadrës mbretërore.
“Sot është zyrtarisht dita ime e fundit si lojtar i Real Madridit. Ndihet e çuditshme, por unë do të jem gjithmonë një nga ju. Përgjithmonë mirënjohës!”, ka shkruar Toni Kroos në rrjetin social Instagram.
Toni Kroos pensionohet nga futbolli pas mbarimit të Evropianit me Gjermanin, teksa tek Reali karrierë ka bërë plot 10 sezone.
Ferrari prezanton makinën më të fuqishme të historisë së tij
Qëndrimi i Harrisit dhe i Trumpit për Kosovën, faktorë për v...
Cilat janë përfitimet e dushit të ftohtë?
Zëdhënësi i ushtrisë izraelite: Sinwar po përpiqej të arrati...
Edon Zhegrova, i pari me driblime në Champions League
Moska, sulm hibrid Shqipërisë?