Toni Kroos nuk do të befasohej nëse Real Madridi do të nënshkruante me Kylian Mbappen për shkak të faktit se Los Blancos janë të njohur për joshjen e lojtarëve më të mirë në botë.
Mesfushori gjerman u pyet për ardhjen e mundshme të superyllit francez, si dhe Erling Haaland i cili gjithashtu ishte lidhur me Los Blancos në të kaluarën.
“Unë preferoj të flas për nënshkrimet që tashmë janë përfunduar”, ka thënë ai në një intervistë për Bild.
“Por, meqenëse Real Madridi dëshiron gjithmonë më të mirën, nuk do të isha i befasuar. Pranë tij, Haaland është padyshim lojtari më interesant në treg, dhe për këtë arsye [nuk] do të ishte [i lirë]”.
“Ne nuk duhet të harrojmë se ne jemi në një periudhë ku nuk ka një rrjedhje të pafund parash dhe, në të njëjtën kohë, ne jemi duke përfunduar stadiumin tonë [i cili] nuk është gjithashtu falas”, ka shtuar më tej Kroos.
Real Madridi është tejet i interesuar në transferimin e Kylian Mbappes, derisa edhe ky i fundit e dëshiron kalimin në radhët e tyre.
Francezi ka edhe një vit kontratë me PSG-në, andaj është shansi i tyre i fundit që në këtë verë ta shesin atë për të fituar një shumë të parave ose lojtari largohet si i lirë në drejtim të skuadrës spanjolle. /Telegrafi/
Sali Berisha i bashkohet protestës së opozitës në Tiranë: Nu...
Shkëlqeu ndaj ish-skuadrës së tij, Hot “MVP” i javës
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...