Pas përplasjes ndërmjet Mohamed Salahs dhe Sergio Ramos, Toni Kroos ka insistuar se kapiteni i tij nuk kishte ndërmend t’i shkaktonte ndonjë lëndim egjiptianit.
Mesfushori i Real Madridit ka pretenduar se Ramos mund të jetë gjithçka tjetër përveç një lojtari agresiv në fushë, transmeton portali arbresh.info.
“Jam plotësisht i sigurt që Sergio nuk kishte ndërmend të lëndonte Salahn”, ka thënë Kroos në një intervistë për gazetën gjermane ‘Augsburger Allgemeine’. “Në fakt, as gjyqtari nuk kishte fishkëllyer për faul dhe unë nuk kam parë diçka jo sportive në aksionin e tij”
“Ai nuk është lojtar agresiv, unë jam krenar që ai është kapiten i joni në Real Madrid”
Real Madridi fitoi 3 me 1 finalen kundër Liverpoolit në Ligë të Kampionëve muajin e kaluar./arbresh.info/
Shqipëria pranohet si Vëzhguese në Rrjetin Evropian të Admin...
Kush do të largohet e kush “rikthehet”? Sonte ju pret një pr...
Kosovarët pa viza edhe në Tajvan
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...