Gjermania do të luaj të premten ndeshjen çerekfinale të Kampionatit Evropian “Euro 2024” ndaj Spanjës.
Para ndeshjes në konferencë për media është paraqitur mesfushori i Gjermanisë, Toni Kross, shkruan Avbresh.info.
Për Kroosin kjo mund të jetë ndeshja e fundit si futbollist profesionist pasi ka lajmëruar se do të pensionohet nga futbolli pas përfundimit të Euro 2024.
Ndërkohë në konferencën për media të Spanjës, ish-lojtari madrilen Joselu ka thënë se shpreson që karriera e Krossit të përfundoi ditën e premte.
LEXO EDHE:
Kurse Kroos iu kundërpërgjigj ish-bashkëlojtarit të tij duke thënë se do e bëj të bëj çdo gjë që kjo mos të ndodh.
“Është normale, ata dëshirojnë ta fitojnë turneun. Do të provojë të bëj çdo gjë që kjo të mos ndodh. Spanja është këtu për të fituar, dhe për këtë jemi edhe ne. Do të shohim se çfarë do të ndodh të premten. Gjëja e rëndësishme është se ata nuk dëshironin që unë të pensionohesha kur isha te Real Madridi. Ata janë shokët e mi”, ka deklaruar Kroosi fillimisht.
Teksa tutje duke folur lidhur me dekaratën e Joselut ai lavdëroi kombëtaren e tij duke thënë se ata kanë kualitet për të ndalur Spanjën.
“Ai i ka thënë këto gjëra sepse dëshiron që të fitojë. E kuptoj se është ideja dhe dëshira e tij që Spanja të shkojë në gjysmëfinale, por mendoj se Gjermania ka kualitetet për ta ndalur Spanjën të avancojë tutje. Do të jetë ndeshje interesante. Interesante se çfarë ka thënë ai”, ka deklaruar Kroos.
Ndeshja mes këtyre dy kombëtareve luhet të premten me fillim nga ora 18:00 në Stuttgart./Arbresh.info
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...
Protesta më e madhe në historinë e Serbisë
Çeku: Gjatë luftës, Serbia shkatërroi afër 1 mijë e 800 monu...
Haxhiu: Prokuroria Speciale t’i përgjigjet kërkesës së Kurti...