Google ADS

Kroos mund të kalojë në PSG për 80 milion euro

08:42 | 25 Mars 2019
Arbresh.info

Duket se kjo verë do të jetë vendimtare për të ardhmen e mesfushorit gjerman Toni Kroos, i cili është në kërkim të një sfide të re.

Toni Kroos mund të kalojë në Paris Saint-Germain për një shumë rreth 80 milionë euro në verë, pasi është në kërkim të një sfide të re pas qëndrimit pesëvjeçar në Real Madrid.

TalkSPORT raporton se një marrëveshje për ta sjellë mesfushorin gjerman në kryeqytetin francez mund të ndodhë shumë lehtë.

Ky uebsajt nuk ka dhënë më shumë detaje rreth transferimit të mundshëm të Kroos, por pohon se blerja e tij mund t’i kushtojë PSG-së diku rreth 80 milionë euro.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme